Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Në “Zahir Pajaziti” shpalosen mesazhet kushtuar Veriut të Kosovës

nga Venera Grabanica4 qershor 2023
Në “Zahir Pajaziti” shpalosen mesazhet kushtuar Veriut të Kosovës

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku po zhvillohet ndeshja e barazhit ndërmjet Ferizaj dhe Lirisë, pjesa e dytë ka nisur me spektakël edhe në tirbuna nga tifozeritë e të dy skuadrave.

“Ujqërit” e Ferizaj” dhe “Arpagjiktë” e Lirisë kanë shpalosur mesazhe mbështetëse për Veriun e Kosovës që në ditët e fundit po përshkruhet nga një situatë e tensionuar.

Tifozët e Lirisë shpalosën banerin me shkrimin “Veriu e Jugu, të dy janë tonat”, ndërsa ata të Ferizajt kishin mesazhin: “Kjo tokë nuk duron asgjë tjetër përveç këmbës së shqiptarit”.

Rezultati i ndeshjes ndërkohë është i barabartë, 0-0.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →