Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në vikend mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

nga B G6 prill 2023
Në vikend mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka informuar sot se të shtunën dhe të dielën, 08-09 prill, për shkak të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”.

“Termokos” ka njoftuar se qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Sipas ndërmarrjes “Termokos” ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të Parkut të qytetit si dhe pjesës së Qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi””.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →