RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në tri shkolla të Obiliqit vendosen panele solare

nga Kaltrina Berila16 nëntor 2024
Në tri shkolla të Obiliqit vendosen panele solare

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se tri shkolla në këtë komunë kanë vendosur panelet solare.

Ai ka pohuar se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me projekte të tilla.

“Së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, zFitore Hashani, pamë nga afër vendosjen e paneleve solare , realizuar në bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Me këtë projekt synojmë krijimin e një mjedisi më efikas energjetik ⚡, duke mundësuar kursimin e energjisë elektrike në shkolla. Panelet janë instaluar në tri objektet më të mëdha arsimore ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova” (17.4 kWh), ShFMU “Hasan Prishtina” (10.44 kWh), ShMLP “Ismail Dumoshi” (17.4 kWh)”. Me një total prej 45.24 kWp”, thotë ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →