Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Pejë sekuestrohen 1600 kg mish

nga RTV2122 shkurt 2019

“Janë sekuestruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish”

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bastisur gjatë ditës së sotme gjashtë lokacione, në të cilat dyshohet se janë shitur produkte të dëmshme ushqimore.

Këto bastisje kanë qenë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht  Stacionin Policor në Pejë.

“Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekuestruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t’i paraqesin në organet e hetuesisë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →