Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Në mes të luftës, Klitschko ndahet nga gruaja e tij pas 26 vitesh martesë

nga Venera Grabanica17 gusht 2022

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Vitali Klitschko po divorcohet nga gruaja modele Natalia pas 26 vitesh martesë, shkruan The Sun.
Por 51-vjeçari ka këmbëngulur se dyshja kanë ende një “marrëdhënie shumë të mirë”.

Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit ukrainas Kiev, ku ai ka punuar tërë kohën që nga pushtimi i Rusisë në fillim të shkurtit.
Megjithatë, bashkëshortja ish-modelja dhe muzikantja Natalia, 48 vjeçe, jeton prej vitesh në Gjermani.
Dyshja u martuan në vitin 1996. Klitschko për gazetën gjermane Bild: “Kemi bërë kërkesë për divorc së bashku sepse kemi vite që jetojmë të ndarë dhe tani duam ta zyrtarizojmë”./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →