Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Greqi, 18 viktima të prekur nga një epidemi gripi

nga Venera Grabanica1 shkurt 2019

Viktimat janë 14 burra dhe katër gra

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga epidemia e gripit që ka prekur Greqinë, 12 prej të cilëve gjatë 21-27 janarit, njoftoi Qendra Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP).

Viktimat janë 14 burra dhe katër gra të moshës 25 deri 90 vjeç dhe u përkisnin grupeve që u ishte kërkuar vaksinimi i detyrueshëm.

Të paktën 14 prej tyre morën shërbimin mjekësor.

HCDCP-ja tha se vizitat te mjekët ishin rritur ndjeshëm mes 21-27 janarit, sidomos të peronave të grup moshës 0-4 dhe 5-14 vjeç.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →