RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Ndriçohet Sahat Kulla

Sonte është bërë ndriçimi i Sahat Kullës në Prishtinë si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet Komunës dhe UNDP-së për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore. Kryetari i P

nga B.K3 tetor 20223 tetor 2022

Sonte është bërë ndriçimi i Sahat Kullës në Prishtinë si pjesë e projekteve të përbashkëta ndërmjet Komunës dhe UNDP-së për ruajtjen dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar BE-në dhe UNDP-në për bashkëfinancimin e këtij projekti.
“Është një monument i trashëgimisë tonë kulturore, arkitektonike dhe historisë së kryeqytetit. Është një projekt i rëndësisë shumë të madhe ku e falënderoj BE-në për ndihmë në bashkëfinancim. Investitori më i madh ka qenë komuna e Prishtinës së bashku me BE ndërsa UNDP na ka ndihmuar ta realizojnë këtë projekt me rëndësi shumë të madhe për kryeqytetin. Ne sot kemi fillimin e një transformimi të mirëfilltë të Prishtinës ku shihet se ne e çmojmë trashëgiminë kulturore, historinë tonë. Është kjo për qytetarët e Prishtinës, por jo vetëm, edhe për vizitorët që vijnë dhe e kuptojnë më shumë për kulturën, traditën dhe historinë tonë”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se projekte të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen si pjesë e një bashkëpunimi të mirëfilltë të institucioneve të kryeqytetit me BE dhe UNDP.
Ndërsa Niels Knudsen, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i organizatës UNDP në Kosovë, ka falënderuar kryetarin Rama për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm si pjesë e trashëgimisë kulturore në zonën e vjetër të kryeqytetit.
“Jemi shumë të lumtur të hapim sot Sahat Kullën si pjesë e një përkushtimit të gjerë në punën ndërmjet BE-së, UNDP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për renovimin dhe ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ne jemi të lumtur që Sahat Kulla ishte pjesë e saj, sepse ne ndodhemi në Prishtinë për rinovimin e këtyre monumenteve mahnitëse”, ka thënë ai.

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
LAJMI TJETËR →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

1 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

3 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

3 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

4 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

5 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

5 orë më parë