Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

nga Venera Grabanica15 janar 2024
​Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka organizuar sonte ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, është bërë edhe në sheshet e qyteteve tjera të vendit.

Adnan Asllani nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” duke përmendur numrin e viktimave të luftës së fundit, ka kërkuar të dënohet gjenocidi serb që ka ndodhur 25 vjet më parë në Kosovë.

Shkrimtari Bardhyl Mahmuti theksoi se 15 janari, Dita e Gjenocidit duhet të sensibilizohet në arenën ndërkombëtare që drejtësia të ngadhënjej.

Ish-deputetja Flora Brovina ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës të nxjerrin rezoluta kundër gjenocidit, në mënyrë që Kosova të ketë më të lehtë ngritjen e akuzës ndaj Serbisë.

Liderët e shtetit, të shoqëruar edhe nga ish ambasadori William Walker, sot pasi bën homazhe në shënim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, akuzuan Serbinë për gjenocid në Kosovë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →