Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ndërron jetë 68-vjeçari në Gjirin e Lalzit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

nga Venera Grabanica23 korrik 2025
Ndërron jetë 68-vjeçari në Gjirin e Lalzit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirin e Lalzit.

Sipas policisë, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det.

“Rreth orës 13:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit./vizionplus.tv

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →