Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Ndërroi jetë aktorja e “Home Alone”

nga Venera Grabanica30 janar 2026
Ndërroi jetë aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara e famshme për rolet e saj në serialin hit “Schitt’s Creek” dhe filmin “Home Alone”, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i saj për BBC-në, i cili ka deklaruar shkurt: “Po, fatkeqësisht është e vërtetë.”

O’Hara ishte një nga figurat më të dashura të komedisë dhe televizionit, me një karrierë disa-dekadëshe që i solli asaj çmime të shumta, përfshirë Emmy Awards dhe vlerësime të larta nga kritika dhe publiku.

Ajo do të kujtohet veçanërisht për rolin e Moira Rose në Schitt’s Creek, një personazh që u shndërrua në ikonë të kulturës pop.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →