Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërprerja e seancës konstituive, Cakolli: Kjo është tashmë kapje e procesit

nga Venera Grabanica3 maj 2025
Ndërprerja e seancës konstituive, Cakolli: Kjo është tashmë kapje e procesit

Eugen Cakolli nga KDI pas dështimit të seancës konstituive për të dhjetën herë me radhë tha se kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë, që është përjashtim procedural, zbatohet votimi publik, ndërkaq çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural, por kapje e procesit.

‘‘Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin’’, ka thënë ai mes tjerash.

Tutje, ai ka thënë edhe Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit.

”Kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë – që është përjashtim procedural – zbatohet votimi publik, si rregull. Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural. Kjo është tashmë kapje e procesit. Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin. E drejta e LVV-së për të propozuar është e padiskutueshme, por detyrimi për ta bërë këtë formalisht është po aq obligim kushtetues. Çdo shmangie dhe instrumentalizim i procedurës për të zvarritur procesin është abuzim procedural që cenon funksionimin demokratik të Kuvendit”, ka shkruar Cakolli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →