Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Ndahet nga jeta disenjatori i famshëm italian, Valentino

nga Gentrita Xhemajli19 janar 2026
Ndahet nga jeta disenjatori i famshëm italian, Valentino
Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij. “Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit, raporton televizioni “Sky News”. Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës. Funerali është caktuar për të premten në Romë. I lindur në Voghera, në pjesën veriore të Italisë, disenjatori ishte bërë fillimisht i njohur pas hapjes së një shtëpie mode në Paris. Ai njihej më së shumti për shpikjen e “të kuqes së Valentinos” – një nuansë e ngjyrës së kuqe që do të shfaqej shpesh në veprat e tij. Fustanet e dizajnuara nga Valentino janë shfaqur shpesh në tepihun e kuq në Hollywood, duke u veshur nga yje të njohura.
ETIKETA:#Art#Lajme
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore
LAJMI TJETËR →
Supremja refuzon ankesën e VV’së, mbetet në fuqi gjoba për përfshirjen e të miturve në tubime zgjedhore

Më të fundit

Të gjitha →