Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nagavci flet për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse

nga RTV21 Portal7 qershor 2024
Nagavci flet për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arbërie Nagavci ka njoftuar se në takimin me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani, kanë diskutuar për inicimin e programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse.

Tutje, Nagavci ka thënë se ata janë informuar për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës.

“Diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →