Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nagavci deklarohet për mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në disa shkolla

nga Kaltrina Berila2 korrik 2021

Mos aprovimi i drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale kanë bërë që komunat të ankohen në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
Për mos aprovimin e këtyre drejtimeve, ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ka dhënë sqarime duke përmendur edhe shkollat të cilat nuk kanë pasur vendim për hapjen e këtyre profileve.
Nagavci thotë se secila nga komunat e përmendura mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022, ndërkohë që komisioni do t’i verifikojë nëse plotësojnë kushtet.
Megjithëkëtë, ministrja ka theksuar se të gjithë personat të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë mundësuar zhvillimin e mësimit duke rrezikuar diplomat e nxënësve do të mbahen përgjegjës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →