Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit

nga B G9 qershor 2025
Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit

Deputeti i  LDK-së Besian Mustafa  tha se gjatë kësaj jave do të publikojnë 15 pikat e agjendës së qeverisë së unitetit që kanë propozuar si LDK.

“Deri tash LDK ka ofruar një propozim në formë publike për një qeveri të unitetit, gjatë kësaj jave do të publikojmë një 15 pikësh të agjendës së kësaj qeverie të unitetit”, tha Mustafa.

Sipas tij refuzimi i idesë për një qeveri të unitetit pa ndonjë zgjidhje tjetër fatkeqësisht është insistim në vazhdimin e kësaj bllokade 48 orëshe, dhe kjo do e çonte vendin në zgjedhje të parakohshme të reja parlamentare

“E kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës. Një qeveri e unitetit me një agjendë të caktuar me afat të caktuar është ajo që LDK ka ofruar si zgjidhje, dhe është fatkeqësi që LVV e ka refuzuar apriori”, u shpreh ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →