Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Musliu: Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik

nga Gentrita Xhemajli14 mars 2025
​Musliu: Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik

Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike, ka shkruar në platformën X eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Ai tha se qeveria në Beograd po i keqpërdorë serbët e Kosovës.

“Beogradi vazhdon t’i trajtojë serbët e Kosovës si një mjet politik, duke i instrumentalizuar ata për qëllime të brendshme dhe gjeopolitike. Në vend që t’i ndihmojë ata të integrohen dhe të përmirësojnë jetën e tyre, regjimi i Vuçiqit i përdor ato si pretekst për tensione dhe destabilizime”, tha Musliu.

Musliu u shpreh po ashtu se në protestat në vazhdim pret që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq të vras një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd.

“Presion mbi komunitetin serb për të shmangur integrimin, krijimi i krizave artificiale për të penguar dialogun, frikësimi i liderëve vendorë që kërkojnë bashkëpunim me institucionet e Kosovës Serbët e Kosovës meritojnë liri të plotë për të zgjedhur të ardhmen e tyre, pa ndërhyrjen e Beogradit! Në protestat e vazhdueshme, pres që Vuçiq të vrasë një serb të Kosovës vetëm për të siguruar vendin e tij në Beograd. Dhe kjo nuk është aspak befasuese, duke marrë parasysh vrasjen e gjashtë të rinjve në Pejë në vitin 1998 – Rasti Panda”, ka shkruar Musliu.

📢 The Misuse of Kosovo Serbs by the Government in Belgrade 🇷🇸➡️🇽🇰

Belgrade continues to treat Kosovo Serbs as a political tool, instrumentalizing them for internal and geopolitical purposes. Instead of helping them integrate and improve their lives, Vučić’s regime uses them as… pic.twitter.com/h5V3QF3kgz

— Agim Musliu (@agim_musliu) March 14, 2025

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →