Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mundësia e takimeve në Bruksel, Kryeziu: Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor

nga Venera Grabanica2 nëntor 2023
Mundësia e takimeve në Bruksel, Kryeziu: Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës për RTV21 ka deklaruar se diskutimet në Bruksel mundtë vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor.

Sipas Kryeziut, takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara.

“Tash e sa kohë çka duhet është zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj. Ky ka qenë angazhimi ynë në proces të dialogut që nga 27 shkurti e 18 marsi. Takimet e datës së 26 tetorit kanë qartësuar rrugën përpara. Diskutimet mund të vazhdojnë vetëm aty ku kanë mbetur me 26 tetor. Për bindjen tonë, nënshkrimi i Marrëveshjes është garanti i pranimit përfundimtar dhe zbatimit të plot të saj. Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta nënshkruar atë nuk është asgjë më shumë se sa kërkese për respektim dhe zbatim të saj”, ka thënë Kryeziu./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →