Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Muhaxheri i LDK-së: Nuk ka bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë

nga B G21 tetor 2025
Muhaxheri i LDK-së: Nuk ka bisedime me LVV-në për formimin e Qeverisë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, mohon zërat se ka negociata të fshehura me LVV-në për koalicion për formimin e Qeverisë së re. Sipas tij, nuk ka asnjë lloj bisedimet me LVV-në për këtë çështje. Në një përgjigje për rtv21 Muhaxheri thotë se LDK-ja e kishte dhënë opsionin e saj për Qeveri tranzitore unifikuese, por kjo ide nuk ishte përkrahur nga Kurti.

‘’Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për Qeveri tranzicioni, Kurti nuk ka dashur, tash është vonë”, tha ai. /RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →