Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti sot, i vranët, me shi e borë

nga Kaltrina Berila3 dhjetor 2023
Moti sot, i vranët, me shi e borë

Të dielën mbi Kosovë, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, në sasi të pakta.

Siç raporton Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 dhe 60 kilometër në orë.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, ku fillimisht gjatë mëngjesit minimalet do të lëvizin prej 3 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 10 gradë Celsius.

Në orët vijuese temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, duke zbritur prej 0 deri 3 gradë Celsius në shkallë vendi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →