Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Moslejimi i fëmijëve për të hyrë në Ulqin pa pasaporta, flet Kryetari i Unionit të Turizmit

nga Egzona Mehmeti28 korrik 2022

Kryetari i Unionit të Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga sot deklaroi se sezona e sivjetme në bregdetin e Ulqinit është duke shkuar shumë mirë.
Ai në programin e mëngjesit të RTV21 “Për ditë të mbarë” u shpreh se numri më i madh i turistëve shkon nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. “Kosova e mban bajrakun”, tha ai.

Ndër të tjera, ai foli për çështjen e moslejimit të fëmijëve për të hyrë në Ulqin pa pasaporta.
“Të them të drejtën, unë jam një prej personave që për vite me radhë, jam dëshmitar okular dhe iniciator që të kemi një gjë të tillë në fuqi, por ju e dini që Mali i Zi është pretendent për një adresë të tretë, e që është obligimet që kemi ndaj adresave, domethanë siç është Evropa”, tha Hajdinaga./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →