Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mogherini deklarohet pas takimit me ekipin negociator

nga Kaltrina Berila8 janar 2019

Tregoi se çfarë kërkoi nga ekipi negociator

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka folur pas takimit që pati sot në Bruksel me ekipin shtetëror për dialog, ekip ky i kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Në një njoftim zyrtar, përfaqësuesja e BE-së, Mogherini ka thënë se ka shfrytëzuar takimin për të kërkuar sërish që të hiqet taksa e vënë ndaj produkteve serbe.

Mogherini ka thënë se duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku sipas saj marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen e implementohen dhe veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen.

Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi për medie u deklaruan Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të cilët u shprehen të kënaqur nga ky takim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →