🎬 Film
“M’kanë thanë a ekziston kjo në Kosovë”, Krasniqi jep detaje për filmin që xhirohet në Gadime
nga B G18 nëntor 2025
Aktori dhe producenti i Fitim Krasniqi në emisionin ‚‘‘21Gradë‘‘ në RTV21 ka folur për filmin horror që xhirohet në Trepçë dhe Gadime.
Ai ka treguar përshtypjet që kanë pasur aktorët për Gadimen e lokacionet në të cilat është xhiruar filmi.
‘’Tani jemi duke e xjiru filmin ‚‘‘The Sixth‘‘që është një film horror edhe e kemi xhiru në fabrikë të Trepçës që ka qenë aty po ashtu edhe në shpellën e Gadimës dhe kur ja kam dërgu lokacionin se ku kemi me xhjiru m’kanë thanë a ekziston kjo në Kosovë, dhe janë shumë të kënaqun dhe kemi pru aktorë prej Amerike prej Anglisë dhe Italisë’’., tha ai./21Media











