🗺️ Rajoni
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
nga Gentrita Xhemajli2 janar 2025
Për shkak të mjegullës së dendur, mëngjesin e sotëm aeroporti i Shkupit ka mbetur pa aterime të aeroplanëve.
Deri më tani janë riorientuar fluturimet nga Stambolli, Vjena, Bazeli, Brukseli dhe Dortmundi, pra të gjithë avionët që është dashur të mbërrijnë.
Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike, në aeroport dukshmëria varion nga 250 deri në 300 metra. Pas festave të Vitit të Ri, aeroporti ka një rritje të numrit të pasagjerëve që nisen, por mjegulla e komplikon situatën.









