Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Miratohet Projektligji për të drejtat e autorit dhe Koncept dokumenti për sportin

nga Xh.D28 dhjetor 2022
Miratohet Projektligji për të drejtat e autorit dhe Koncept dokumenti për sportin

Është miratuar Projektligji për të drejtat e autorit dhe Koncept dokumenti për sportin.
Projektligji për drejtat e autorit ka për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës si dhe nxitjen e kreativitetit, krijimtarisë kulturore dhe sigurisë për kompensime adekuate për krijuesit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu rregullon qartë të drejtat e autorit që në bazë të pronës intelektuale u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit.
Po ashtu, me këtë projektligj do të ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.
Ndërsa Koncept dokumenti për sportin ofron zgjidhje të qëndrueshme drejt konsolidimit të kornizës ligjore dhe përafrimit të politikave zhvillimore sportive me standardet e zbatueshme të organizatave sportive dhe ndërqeveritare ndërkombëtare.
Korniza e re ligjore do të plotësojë nevojat aktuale të komunitetit sportiv vendor përmes ri-organizimit të strukturave vendimmarrëse me detyra dhe përgjegjësi të qarta për zbatimin e ligjit, përcaktimit të kushteve dhe kritereve të reja për regjistrimin, themelimin dhe funksionimin e klubeve dhe federatave sportive, masave konkrete për parandalimin e dhunës, diskriminimit dhe dukurive tjera negative në sport, përcaktimit të parimeve të qeverisjes së mirë sportive, si dhe koncepte dhe definicione të cilat i kanë munguar këtij sektori./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →