Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministrja e Jashtme e Francës bën një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

nga Kaltrina Berila27 shtator 2022

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna shkoi në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar të martën, ku do të vizitojë homologun e saj, Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky.
“Mirëmëngjes #Ukrainë, është mirë të kthehem”, shkroi Colonna në Twitter të martën.
Është hera e tretë që Colonna është në kryeqytetin ukrainas, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme në Paris.
“Në kontekstin e deklaratave të papërgjegjshme të autoriteteve ruse dhe organizimit të paligjshëm të referendumeve të rreme në territorin e Ukrainës, ministri dëshiron të shprehë solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe vendosmërinë e saj të plotë për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën dhe sovranitetin dhe integriteti territorial”, thuhet në deklaratën e ministrisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →