Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Milanoviq: Kosova pati shumë mbështetje të aleatëve, por e humbi atë

nga Venera Grabanica4 gusht 2024
Milanoviq: Kosova pati shumë mbështetje të aleatëve, por e humbi atë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në fjalimin e tij në Sinj të Kroacisë, ku u zhvillua gara e kalorësve Alka e Sinjit, ka folur edhe për Kosovën, duke e quajtur vend mik.

Milanoviq përshëndeti veçanërisht, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila po merr pjesë në këtë ngjarje.

“Ne filluam vështirë, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndruan duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur. Prandaj ajo është sot është mysafirja ime dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq,  raporton Index.hr.

ETIKETA:#Politikë#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →