Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Micotakis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

nga Kaltrina Berila12 korrik 2024
Micotakis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

Kirijakos Micotakis në Samitin e NATO-s që u mbajt në Uashington foli edhe për Marrëveshjen e Prespës. Micotakis tha se ka informuar kolegët e tij, për faktin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski nuk po e zbaton një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit.

“Nuk do të zbulojmë armët tona nëse Mickoski vazhdon të quajë thjesht Maqedoni vendin e tij brenda kufijve. Kam informuar kolegët e mi, se kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur të mos zbatojë një nen vendimtar të Marrëveshjes në lidhje me emrin e unifikuar të shtetit fqinj brenda dhe jashtë vendit, dhe ta quajë thjesht “Republika e Maqedonisë” brenda kufijve, diçka që shprehimisht është e ndaluar nga Marrëveshja”, u shpreh kryeministri grek Micotakis./TV21

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →