Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Meta uron Mike Pence me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

nga RTV214 korrik 2017

Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Senatit të SHBA, Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij, Meta i shpreh urimet më të sinqerta Pences për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shpreh bindjen se lidhja e shkëlqyer strategjike, partneriteti midis dy vendeve si dhe bashkëpunimi brenda NATO-s për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.

Meta ka përgëzuar edhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Paul Ryan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emër të Parlamentit Shqiptar, Meta i uron kombit amerikan sukses dhe prosperitet, ndërsa thekson se Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë gjatë gjithë historisë vendit tonë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →