Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Meta në Sofje: BE të merr vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

nga Kaltrina Berila5 prill 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë një takimi sot në Sofje me homologun e tij bullgar, Rumen Radev ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar që Bullgaria po i jep perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Ai me këtë rast ka theksuar se do të ishte shumë i rëndësishëm miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Evropian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen”, ka shkruar Meta në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →