RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2019

Sipas zëdhënësit të Metës mbledhja do të mbahet në një orar të përshtatshëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë të hënën mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Lajmi u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi në një postim në “Facebook”. Ndërsa theksoi se mbledhja do mbahet në një orar të përshtatshëm në varësi të situatës.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, shkroi Blushi.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →