Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Merkel thyen heshtjen për të dënuar ‘luftën barbare’

nga Egzona Mehmeti2 qershor 2022

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik këtë vit, duke thyer heshtjen e saj për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Në një ngjarje në Berlin, Merkel, e cila ka dhënë dorëheqje në fund të vitit 2021, ka mbështetur punën e qeverisë gjermane, BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonin t’i jepnin “fund kësaj lufte barbare”, shkruan BBC
“Solidariteti im shkon për Ukrainën, e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje.”, ka deklaruar ajo.
Merkel është kritikuar për përpjekjen për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit është pezulluar përfundimisht nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →