Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Me ndeshjen Britania e Madhe – Bullgaria fillon IHF Trophy

nga E.Bullaku10 tetor 2022

Të martën fillon kampionati i rëndësishëm IHF Trophy për zonën evropiane, ku tashmë është konfirmuar edhe orari i ndeshjeve.
IHF Trophy për Evropë mbahet për hendbollistët e rinj (U18) dhe ata juniorë (U20). Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gara hapet me ndeshjen e Kombëtareve U20 mes Britanisë së Madhe dhe Bullgarisë, që fillon në ora 12:00. Prej orës 14:00 është takimi Malta – Andorra, ndeshje kjo që i takon grupmoshës U20.
Dy terminet tjera janë të rezervuara për Kombëtaret e grupmoshës U18. Nga ora 16:00 është ndeshja Shqipëria – Britania e Madhe, ndërsa prej orës 18:00 takohen Bullgaria e Kosova.
Çdo ditë, prej të martës deri të shtunën, zhvillohen nga katër ndeshje, dy të grupmoshës U20 e dy të grupmoshës U18. Luan secili me secilin dhe në fund Kombëtarja që mbledh më së shumti pikë shpallet kampione dhe vazhdon në IHF Trophy Intercontinental.
Te U18 marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia. Ndërkohë te U20 pos Kosovës marrin pjesë edhe Andorra, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Malta./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →