Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Më 18 tetor nuk ka mësim në shkolla, por vetëm online”

nga Egzona Mehmeti12 tetor 2021

Një ditë pas zgjedhjeve, të hënën (18 tetor) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online, ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet do të vazhdojë puna normalisht.
Kështu ka informuar sot Asociacioni i Komunave të Kosovës, i cili ka theksuar se Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në kërkesën e tyre.
“Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkollat do të dezonfektohen dhe ajrosen. Një kërkesë të tillë Acociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj.Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësitë nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19.”, ka informuar AKK./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →