Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

“Më 16 maj, Evropa mblidhet në sheshin tënd o Mbret”, Rama “flet” me Skëndërbeun

nga B G13 maj 2025
“Më 16 maj, Evropa mblidhet në sheshin tënd o Mbret”, Rama “flet” me Skëndërbeun

Shqipëria është gati të mirëpresë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që do të mbledhë në Tiranë dhjetëra liderë nga e gjithë Europa. Takimi i nivelit të lartë do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ku është ngritur një strukturë e posaçme për të pritur delegacionet dhe liderët pjesëmarrës.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh simbolik në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe politike të këtij momenti për vendin. Ai iu drejtua edhe figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët: “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi krenarë për emrin e Shqipërisë sonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.”

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →