Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Me 1 gusht nis regjistrimi i targave ilegale në ato RKS

nga B G23 korrik 2022

Nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS. Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim. Për çdo informacion shtesë ju lutem të na kontaktoni përmes: zip-mpb@rks-gov.net”, thuhet në njoftim./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →