Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mbretëria e Bashkuar sanksionon dy oligarkë të tjerë rusë

nga Egzona Mehmeti14 prill 2022

Dy burra të tjerë të lidhur me miliarderin rus, Roman Abramovich, i cili zotëron klubin e futbollit Chelsea, janë sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori i klubit, Eugene Tenenbaum, do t’i ngrijë asetet e tij dhe do t’i nënshtrohet sanksioneve të transportit, që do të thotë se çdo anije ose aeroplan që ai zotëron, charter, kontrollon ose operon do të ndalohet nëse hyn në MB, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, tha se qeveria po synon rrethin e njerëzve më të afërt me Kremlinin.

“Asgjë dhe askush nuk është jashtë tavolinës”, shtoi ajo./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →