RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji
🇽🇰 Kosova

Mbi një mijë e njëqind raste të regjistruara me kancer në Onkologji

Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti jan

nga Kaltrina Berila17 gusht 202517 gusht 2025

Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet, ndërkohë që Klinika e Onkologjisë në QKUK po përballet me fluks të madh pacientësh çdo ditë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë mbetet ai i gjirit, me 235 raste të reja, shumica e të cilave tek gratë mbi moshën pesëdhjetë vjeç.

Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka dhënë një përmbledhje të situatës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Kurtishi bëri të ditur se çdo ditë klinika trajton 250–300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe rreth 120–140 pacientë në shërbimin e radioterapisë.

“Këtë vit, në Klinikën e Onkologjisë janë paraqitur rreth një mijë e njëqind raste të reja, numër i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024. Kanceri më i shpeshtë në Kosovë është ai i gjirit. Ndërsa, sipas sistemeve, si vitin e kaluar, edhe këtë vit dominojnë tumoret e tubit digjestiv, duke përfshirë tumoret e zorrës së trashë, zorrës së hollë, mëlçisë, pankreasit, lukthit dhe ezofagut. Rreth 235 raste të reja me kancer të gjirit janë regjistruar dhe shumica kanë qenë gra mbi moshën pesëdhjetë vjeç. Në një ditë pune, në Klinikën e Onkologjisë kryhen 250–300 vizita në shërbimin e kimioterapisë dhe 120–140 trajtime në radioterapi”, ka deklaruar Kurtishi.

Ai tha se Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje për pacientët që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm, si për radioterapi, ashtu edhe për kimioterapi.

Kurtishi theksoi se gjatë këtij gjashtëmujori nuk ka pasur asnjë rast që është referuar për trajtim jashtë vendit. Kjo, falë teknikave të avancuara si IMRT dhe stereotaksia, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm nevojën për trajtime jashtë Kosovës.

“Klinika e Onkologjisë nuk ka listë pritjeje, përveç rasteve në radioterapi që kërkojnë një kohë të caktuar për fillimin e trajtimit. Realisht, listat e pritjes janë zero. Të gjitha rastet që kërkojnë trajtim urgjent, siç janë frakturat, menaxhimi i dhimbjeve, gjakderdhjet apo sindroma të caktuara, trajtohen menjëherë brenda ditës. Edhe në kimioterapi, nuk kemi listë pritjeje. Vlen të theksohet se këtë vit dhe vitin e kaluar kemi pasur shumë pak raste të referuara jashtë vendit. Këtë vit, për gjashtë muajt e parë, nuk kemi pasur asnjë rast të tillë, për shkak se përdorim teknika të avancuara të rrezatimit, si IMRT dhe stereotaksia, që janë futur vitin e kaluar dhe kanë sjellë shërbime cilësore për pacientët në vend”, deklaroi ai.

Për sa i përket barnave esenciale, Kurtishi tha se klinika është e furnizuar në 80% me to. Ai shtoi se pesë barna mungojnë për shkak të pengesave ligjore dhe procedurave të prokurimit, por barnat kryesore janë të disponueshme.

Pacientët duhet të sigurojnë vetë barnat që mungojnë në klinikë.

“Klinika është e furnizuar vazhdimisht nga barnatorja qendrore. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 80 për qind e barnave esenciale janë të pranishme. Disa barna që nuk kanë autorizim marketingu janë siguruar vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa këtë vit jemi në pritje për shkak të procedurave ligjore dhe vonesave në lidhjen e kontratave. Aktualisht mungojnë tre deri në pesë barna, por shumica e barnave kryesore – si imunoterapia, target-terapia, terapitë biologjike dhe ato për tumoret e gjirit e të lëkurës – janë të disponueshme. Ato barna që mungojnë, pacientët duhet t’i sigurojnë vetë”, theksoi Kurtishi.

Ai përfundoi duke thënë se Klinika e Onkologjisë ka nevojë të vazhdueshme për rritjen e numrit të infermierëve, pasi aktualisht ka mungesë të tyre./kp

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
LAJMI TJETËR →
CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë