Mbi dy orë pritje janë regjistruar sot në pikëkalimin te Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka njoftuar se fluks më të ulët qarkullimi ka në pikat e tjera kufitare.
Në Merdar po pritet deri në 20 minuta për të hyrë, ashtu si edhe në Muçibabë.
E në pikëkalimet e tjera nuk raportohet për ngadalësim të qarkullimit.











