Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 32 mijë persona të vaksinuar me dozën përforcuese në Kosovë

nga Miranda Beqaj16 janar 2022

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 32 mijë e 414 persona kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës Anti-COVID në Kosovë.
Tutje në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.
”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 885.613 me dozën e parë, kurse janë dhënë edhe 2 mijë e 165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →