Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mbi 31 mijë doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

nga E.Bullaku2 shtator 2021

31 mijë e 590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milionë e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa dha lajmin apeloi qytetarët që të mos hezitojnë për asnjë moment, por të vaksinohen.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit”, tha ajo.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 4 viktima dhe  853 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →