Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mbi 200 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

nga B.K15 maj 2021

Deri dje, në Maqedoninë e Veriut kundër Covid-19 janë vaksinuar 203.324 qytetarë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 12.719 qytetarë, kurse vetëm dje janë vaksinuar 34.482 qytetarë.

Në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, janë aplikuar 203.324 vaksina, ndërkaq dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 24.851 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 35% e popullsisë mbi 70-vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë, transmeton TV21.

Interesim për t’u vaksinuar, njoftohet se kanë treguar 346.431 qytetarë, të cilët janë paraqitur për të caktuar termin në ueb faqen vakcinacija.mk./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →