Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Mbappe arrin marrëveshje me Ramosin, ylli francez do t’ia blejë rezidencën në Madrid

nga Kaltrina Berila4 maj 2024
Mbappe arrin marrëveshje me Ramosin, ylli francez do t’ia blejë rezidencën në Madrid

Siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll “Vozpopuli”, Kylian Mbappe do t’ia blejë rezidencën Sergio Ramosit në Madrid.

Mbappe si duket po përgatitet për transferimin e tij këtë verë te Real Madridi, dhe tani e ka gjetur edhe vendin se ku do të qëndrojë.

Mbappe ka arritur marrëveshje me Sergio Ramosin për t’ia blerë rezidencën e spanjollit në vlerë prej 18 milionë eurosh në Madrid, dhe që mban emrin “La Moraleja”.

“La Moraleja” ishte rezidenca kryesore e Ramos gjatë kohës së tij si lojtar i Real Madridit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →