Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Martohet këngëtarja Fjolla Krasniqi

nga Egzona Mehmeti16 qershor 2021


Këngëtarja e njohur, Fjolla Krasniqi i ka dhënë fund beqarisë. Ajo sot ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë, shkruan rtv21.tv
Për ditën e saj të veçantë, artistja është rregulluar për mrekulli. Me flokë të lidhura dhe e grimuar me shije, Fjolla ka shkëlqyer në pamjet e fundit, që ka publikuar për fansat e shumtë.
Këngëtarja ka publikuar foto dhe video, ku shihet e rregulluar si nuse, në të cilat ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit në instagram.

Para pak ditësh, Fjolla ka organizuar natën e çikave, në të cilën është dukur mjaft bukur.
Sa i përket karrierës muzikore, kujtojmë që, në fund të vitit të kaluar, Fjolla Krasniqi është rikthyer me baladën e titulluar “Gënjeshtra” të punuar nga kompozitori i njohur, Naim Krasniqi, babai i saj./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →