Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Martohen Ebru dhe Cedi, për atmosferën u përkujdes këngëtari i njohur shqiptar

nga Egzona Mehmeti2 korrik 2022

Aktorja e njohur turke, Ebru Sahin dhe basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Cedi Osmani të premten e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Ata u martuan në Ohër, me ç’rast publikuan edhe pamje nga festa, shkruan rtv21.tv
Të veshur në të bardha, çifti duket mjaft i lumtur.
Nga pamjet e publikuara nga Ebru në instastory shihet se në festën e tyre këndoi këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani.


Ebru dhe Cedi dasmën do ta bëjnë me 7 korrik në Çesme.
Kujtojmë që, Ebru Sahin dhe Cedi Osmani janë në lidhje qe tri vjet, ndërsa para një muaji e kanë bërë fejesën./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →