Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci takon ambasadorin Abbott, diskutojnë për sigurinë

nga B G16 gusht 2023
Maqedonci takon ambasadorin Abbott, diskutojnë për sigurinë

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve mike dhe partnere, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Fillimisht, ambasadori Abbott i uroi ministrit Maqedonci sukses në detyrën e tij të re dhe theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes do të vazhdojë jetë i fuqishëm.

“Gjatë takimit, ministri Maqedonci e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e përhershme nga Mbretëria e Bashkuar, si një ndër aleatët më të fuqishëm që ka Republika e Kosovës, sidomos në integrimin e vendit në organizatat euroatlantike”, citohet në komunikatë Maqedonci.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Maqedonci dhe ambasadorit Abbott ishin lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në kuadër të artneritetit të në mes dy vendeve si dhe gjetjen e formave të reja të thellimit të bashkëpunimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →