Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci: FSK sot është krejt ndryshe, mbi 400 milionë euro janë shpenzuar për blerje

nga B G27 nëntor 2025
Maqedonci: FSK sot është krejt ndryshe, mbi 400 milionë euro janë shpenzuar për blerje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  në një deklaratë për RTV21 me rastin e Ditës ë Forcës tha se FSK është krejt ndryshe prej asaj që ka qenë kur është themeluar.

“Sot kem një zhvillim të jashtëzakonshëm si në aspektin e pajisjeve , të armatimeve, në aspektin e personelit, trajnimeve , kemi strukturë të trajnuar dhe të gatshme për të mbroj vendin tonë”, tha ai.

Duke folur për kapacitetet e FSK-së ai përmendi blerjet që janë bërë.

“Mbi 400 milionë euro janë shpenzuar për  blerjet e sistemit të armatimit , blerjet të municioneve dhe blerje të tjera”, tha ai duke shtuar se blerjet bëhen nga SHBA-ja, Turqia, Kroacia, vendet e NATO-s.

Ai tha se janë blerë shumëfish më shumë pajisje se sa është parashikuar./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →