Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës

nga RTV21 Portal30 maj 2024
Maqedonci: Bashkëpunimi me Gjermaninë ka rëndësi për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në takim u bisedua edhe mbi zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë.

“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Maqedonci në “Facebook”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →