Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

LVV-ja ia shuan shpresat Limajt për postin e kryeparlamentarit

nga Venera Grabanica15 gusht 2025
LVV-ja ia shuan shpresat Limajt për postin e kryeparlamentarit

Deputetja, e LVV-së Arbëreshë Kryeziu, në një përgjigje për rtv21 akuzon partitë e ish-opozitës për bllokim të konstituimit të Kuvendit. Ndërsa, sa i përket koalicioneve të mundshme, Kryziu, tha se së fundmi Kurti është takuar me përfaqësuesit politik të Nismës Socialdemokrate për arritjen e një marrëveshje, por sipas saj  Nisma nuk mund të kërkojë postin e kryeparlamentarit me një fuqi politike që ka vetëm tre deputetë.

‘’Ne duhet të arrijmë në një standard kur partitë politike duhet të kërkojnë varësisht të fuqisë politike që e kanë. Në këtë rastë mendoj se është gabim që një subjekt politik i cili i ka tre deputetë të kërkoj të marrë postin e kryeparlamentarit, ndërkohë që ne brenda LVV-ja kemi deputetë të cilët janë  nga GUXO dhe Alternativa e që është dyfishi i numrit të deputetëve që i ka NISMA dhe të cilët nuk kanë kërkuar asnjherë të marrin postin e kryepalamentarit’’, tha Kryeziu./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →