Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

LSDM pranon dorëheqjen e Zaevit, partia shkon në zgjedhje

nga Miranda Beqaj27 nëntor 2021

Nga LSDM-ja mbrëmë kanë njoftuar se pas mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore kanë pranuar dorëheqjen e liderit aktual Zoran Zaev.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska e cila ka treguar se më 12 dhjetor do të mbahen zgjedhje brendapartiake, shkruan TV21.
”Zgjedhjet do të mbahen me 12 dhjetor, dita e diel. Procesi për kandidim nis nesër dhe do të zgjas 7 ditë. Ndërsa të drejtë për kandidaturë kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteriumet sipas statutit të partisë. Të drejtë për të votuar do të kenë të gjithë anëtarët e LSMD-së ql në mënyrë aktive do të regjistrohen përmes online aplikacionit”, ka thënë Kuzevska./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →