Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Lojërat Evropiane, sot radha e Donjeta Sadikut

nga Kaltrina Berila26 qershor 2023
Lojërat Evropiane, sot radha e Donjeta Sadikut

Boksierja Donjeta Sadiku do të paraqitet sot në ring për të boksuar në Lojërat Evropiane “Krakov 2023”, ku do të kërkojë vetëm fitore.

Përveç saj, në ring do të ngjitet edhe boksieri tjetër, Bashkim Bajoku.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se ata janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin sot.

Në katëgorinë deri në 60 kilogramë Donjeta Sadiku bokson kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna.

Ndërsa, Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin Billal Bennama në kategorinë deri në 51 kilogramë.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →